Tuesday, October 22, 2024
BallinaSportBarcelona me fitore magjike ndaj Celta Vigos

Barcelona me fitore magjike ndaj Celta Vigos

Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Celta Vigos me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Celta kaloi në epërsi me anë të Larsen, në minutën e 19’, i cili ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët realizuan edhe një gol tjetër me anë të Douvikas.

Megjithëse, Robert Lewandowski fillimisht e ngushtoi epërsinë në minutën e 81’, teksa vetëm pas katër minutave polaku e barazoi rezultatin.

Goli i fitores u realizua nga Joao Cancelo, pas një asistimi maestral nga Gavi, në minutën 89’.

Barcelona pas fitores mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, pas gjashtë ndeshjeve, teksa Celta Vigo pozicionohet në pozitën e 16-të me pesë pikë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT