VAJZAT SHQIPTARE
Si flladi që vjen nga mali
Si lulet me vesë, aromë mirë,
Si oaza në shkretëtirë, ujë i kulluar,
Si fluturat krahshkruar, mbi lule
Ashtu janë vajzat shqipëtare.
Nga na vin këto vasha t’bukura,
Me belin e hollë, krahët si shqiponjë,
Me sytë e zi, vetullat gajtan,
Sytë e mi në to kanë mbetur,
Kurr s’kam pa kso bukurie!
A na vini nga Shqipëria apo nga Kosova, nga malësia apo Çamëria,
Nga Presheva apo nga Ilirida
Jemi vajza shqipëtare vim nga Arbëria.
Faqe kuqe posi mollë, buzët si qershi,
Fytyrë qeshur si pranvera, mori bukuri,
Flokët e gjata kaqurrela të derdhura mbi supe,
Flokët tua valvitë era, mori ment e mia.
Sytë tuaj si diej, fytyra ju shëndritë,
Fytyrat posi hëna, ja morët bukurinë,
Rreze dielli, trëndafil me erë,
Jo, jo si ju nuk ka askund,
Vajza të bukura shqipëtare.
Lumet nënat që ju rritën
Fjalë të ëmbla t’mira zemra,
Po si bleta punëtore, të dalluara,
Që ta knaqin shpirtin, vajzat shqipëtare.
