Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeSheqere Sina Ozuni-Mali, fusha, qan harruar, kanë mbetur të vetmuar...

Sheqere Sina Ozuni-Mali, fusha, qan harruar, kanë mbetur të vetmuar…

Po qan mali veshur zi,
kreshtën drejtuar te Zoti:
Pse kam mbetur në vetmi,
dikur më kishin zili.


Gjithë thoshin:Ja i forti!
Maja, kreshta dhe bregore,
m’u shkretuan anembanë…


Çfarë po bën, njeri i marrë,
që le shkretë ç’kishe të bukur?
Trastën supit, anë më anë,
mall të trishtë brenda futur.
Ku është nëna dhe babai,
ku e le ç’kishe të shtrenjtë?
Rend pa kokë skaj më skaj

!
Këtu është ç’është e shenjtë!
Ke këtu, varre dhe jetë.


Nxirre kokën, mos u fshih,
jep votën për kë do ti!
Ecja bashkë është e lehtë,
ndrin dhe fshat, ndrin dhe qytet…


Vajton fusha veshur zi;
Prehër shpalosur gjithësisë:
Pse kam mbetur në vetmi,
dikur më kishin zili?!


Isha bijë e mrekullisë!
Gjithë thoshin: Ja bukuria!
Mbushur jeta, si parajsë,
m’u shkretua anembanë…
Ku humbe njeri i marrë,
që le shkretë, ç’kishe të bukur?


E vetmuar, bletë e flutur,
e trishtur, lotë derdh vesa.
Lumturia paska humbur.
Ra lavdia, u shkri besa.


Shqiptarët të bashkuar,
shok me shok të miqësuar,
lidhur me miq nëpër botë
Shqipërinë, të lartësuar,
do ta bëjnë në këtë tokë.


Veç këtu ka frymë shpirti:
Të krenohet mal i lashtë!
Këtu fusha, mund të ndriti,
po u bëmë të gjithë bashkë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT