Euronews Albania ka siguruar foton sulmuesit të vrarë në Veri të Kosovës.
Ai shihet i shtrirë në tokë ndërsa që ka marrë një plumb në kokë.
Sulmuesi shihet i veshur me kamuflazh ndërkohë që anash tij shihet dhe kallashanikovi.
Një polic është vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, sulm që është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve të cilat sipas tij po kërkojnë luftë.
