Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Prijatar i trimërisë Kushtuar Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku

Namik Selmani-Prijatar i trimërisë Kushtuar Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku

Fëmijët flinin.
Në ag do të zgjoheshin me prekjen e malluar.
Do dëgjonin urimin
të përqafur ëmbël me dashuri të mbledhur.
Do merrnin buzëqeshjen
nga ato që ta jep një baba i lumturuar.
Do merrnin porosi për udhën e pashkelur.
Shokët prisnin
t’u rrëfente për pabesinë vrastare.
Nga ato
që mbjellin vdekje më shumë se kuçedra.
Do ia jepte bekimin Vushtria me fjalë habertare.
do gëzonte për sypagjumin te bjeshka.
….
Tani ai është flakadan mes qirinjve ndezur
Është HERO
Është Urë ku shkojnë zemrat që drithërijnë.
Është piskama e Ajkunës kah qielli lëshuar
Është shkronja e këngës së parë në Abetaren e Lirisë.
Tani
Ai është belbëzimi i tanë fëmijëve të Kosovës.

duan gjumin e shkronjat pa krismat makabre.
Është
fjalëmentari që flet pak në mes të odës
Po për të
flet gjoks i kuqëluar nga predha vdekatare.
Tani ai është prijatar i kujtimit të zgjuar.
Jo, bre, nuk është përralla që mbyll qepalla
Ai është aty.
Ai është këtu.
Teli i nderur i lahutës.
Shungëllimi i lodrës mes dasme.
Heroi i rilindur i kullave.
Bari i pashkelur i livadheve.
Është Kosova
palca e patharë e gurit, e burrit,
dritarja ku shihet e ardhmja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT