THEMELET E LIRISË
Tan Kosova bani thirrje
Bijve të vet anë e mbanë
Ka ardh koha e lirisë
Me i dalë serbit ballë për ballë.
Bujku në are la parmendën
Dhe studentët lanë shkollën
Kurbetlinjtë lanë kurbetin
Ju përgjigjën thirrjes së Kosovës.
Gjyshi plak rroku armët
U çue n’këmbë gjithë rinia
Dhe i doli zot vatanit
Se pa gjak nuk vinte liria.
Mençuria e Ibrahin Rugovës
Dhe trimëria e bacë Ademit
Gjaku i bijëve të Kosovës
Ja betonuan lirisë themelet!
Moj Kosovë, moj sokoleshe
E gëzofsh për jetë lirinë
Ti je në botë ma i riu shtet
Nuk guxon kush me t’prek kufinjtë!
