OH… NËNË
Mi jep t’i puth ato duar të urta
Ato rrudha që krijoi heshtja
Më çmend kur flet me atë zë të butë
Sikur të dhembset jeta
.
Më ler të mundem të të kërkoj falje
Për të gjitha dhembjet që të kam shkaktuar.
Oh …nënë!
Legjenda ime e madhe
Që shpirtin më ke pushtuar.
