Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-ATJE KU SHPIRTI E NDJEN LIRINË

Albina Ceka-ATJE KU SHPIRTI E NDJEN LIRINË

ATJE KU SHPIRTI E NDJEN LIRINË

Dua të largohem nga egoizmi,
i kësaj bote të rraskapitur.
Dua të zhdukem nga heroizmi,
I kësaj bote luftrash zhuritur.


E di do të vesh pëlhurën e mallit,
por t’ja kthej njëherë shpinen hallit.
Të vishem me fustanellë të thjeshtë gëzimi,
ti flakë tutje kashmirë, flori trishtimi.


Kam dëshirë të iki te fluturoj larg,
atje ku nuk dëgjohen këmbanat.
Kam dëshirë të lidhem me valltaret varg,
të ndjek shtegtimin ku hidhen vallet.


Ku hidhen vallet e këndohet këngë,
ku zemra rreh veç për dashuri.
Dua të lidhem në gjerdanë sinqeriteti,
atje ku shpirti ndjehet i lirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot