Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-BABËS

Valbona Kolaveri-BABËS

BABËS

Jam ndry me zemër
Burgut të vetmiisë

E si gur
Tretun thellë në Bunë

Po mbytem
Për çdo ditë,
Dekikë për dekikë
Në mall

Asgja ma,
Nuk ma ban
Ma të thjeshtē,
Largesën tande

Rropamë qiejsh,
Më kërcasin mbi kry
Vetëtima kujtimesh

Tek lutem për ty
Çdo natë,
Brengash

Lotët,
Ti derdha shirok vargut,
Sa me të përmend

Atje ,
Ndër vise të mbrapshta,
Andrrash të shprishuna
Shpirt

Më thuj
Si ke ken bab?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT