Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-NGA LIRIKAT E DASHURISË

Bukurie Bucpapaj-NGA LIRIKAT E DASHURISË

NGA LIRIKAT E DASHURISË

A e din;
Se i mungon, kësaj dite vjeshte,
qiejt e shpirtit qajnë me retë,
Rrugëve të zemrës ka veç heshtje,
Ato i boshatise si ishuj të shkretë.


A e di;
Gjethet e rëna çopëza kujtimesh,
Më rishfaqen para syve ,
psherëtijë,
Ca zogj që shtegëtojnë agimesh
Më pëshpëritën në vesh”
ai do të vijë.


A e di;
Nxitova hapat të rend pas tyre,
Doja të fluturoja të vijë tek ti,
Pyesja veten tek unë
ti si hyre?!
Që nuk të shkul dot ,për ironi.


A e di se;
I ndieva, hapat e mi imagjinarë,
Me vete thash : zgjohu e marrë,
Mos i shkakto vetes përsëri plagë,
Se dashuri të artë ka veç në përrallë.


A e di ti ;
Se sot ti m’u bëre muzë,
më erdhe pra ashtu si era:
stise tek unë mallin në buzë,
Përsëri më preke në ndienja.


Ti din ku të më gjeshe e di
, aty ku nuk më gjen dot asnjeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT