Trajneri i Dinamo Zagreb, Sergej Jakiroviq ka folur në një konferencë për media të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Ballkanin.
Ballkani dhe Dinamo Zagreb takohen të enjten në kryeqytetin e Kosovës me fillim nga ora 18:45, në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.
Jakiroviq ndër tjerash potencoi faktin se Ballkani ka fituar të gjitha takimet si vendas, e cila sipas tij, është shenjë rreziku për Dinamon.
“Na pret një ndeshje e vështirë. Ballkani është i menaxhuar mirë, i organizuar dhe një ekip konkurrues, dinë të ndryshojnë sistemin në raport me kundërshtarin, luajnë në një rreshtim 4-4-2”.
Jemi përgatitur, analizuar, ritmi ynë është i lart dhe vdekjeprurës, nuk kemi kohë të ankohemi, gjithmonë na pret një ndeshje e re. Do të duhet të jemi në nivelin maksimal të lojës dhe agresivitetit, në kufijtë e fanatizmit. Kështu luan Ballkani, të paktën para fansave të tij”.
“Është shumë interesante që ata kanë të gjitha fitoret në terrenin e tyre në Evropë, kjo është një shenjë rreziku. Prandaj do të duhet të jemi në nivelin maksimal nëse duam të marrim diçka”, tha Jakiroviq në konferencë, njofton Jutarnji.hr
