Thursday, July 3, 2025
BallinaSportBallkani – Dinamo Zagreb, dallime të mëdha mes dy skuadrave në aspektin...

Ballkani – Dinamo Zagreb, dallime të mëdha mes dy skuadrave në aspektin financiar

FC Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e dytë brenda grupit në Conference League.Kampioni i Kosovës do të përballet me Dinamo Zagreb, me ndeshjen që luhet nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kroate triumfoi bindshëm me rezultat 5 me 1 ndaj Astanas në ndeshjen e parë, kurse Ballkani u mposht minimalisht nga Viktoria Plzen.

Dinamo ka epitetin e favoritit në këtë takim, por që Ballkani kërkon që të dëshmohet në fushë dhe të fitojë 3 pikë me shumë vlerë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Bazuar tek vlerat financiare të skuadrave dallimi është shumë i madh. Ballkani ka vlerë rreth 6 milionë euro, kurse Dinamo Zagreb ka vlerë rreth 80 milionë euro.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT