Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritNaxhije A Gashani-DRITËS SË SHPIRTIT

Naxhije A Gashani-DRITËS SË SHPIRTIT

DRITËS SË SHPIRTIT

Mundemi edhe ta përzëmë terrin
Shesheve të dritës vullnetet të gjallërojnë
E të ngjitemi lart maje shpresave
T’u fryjmë qirinjve të fatit
Me dritën e shpirtit drejt dashurisë


Atëherë mund t’i shtrijmë duart drejt dritës
Dritës së asaj hëne shpinën kthyer
Vjeshtës së etur
E të marrim qafës kurora shpresash
Orëve mund të humbemi simfonive përmalluar


Me dritën e shpirtit drejt dashurisë
*

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT