BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-ELIKSIR

Drita Rubjeka Zeneli-ELIKSIR

Fati im, lart në kreshtat e maleve,
Ku bora mbulon gjurmët e lashta në shtigjeve,
E nën dëborë mbijnë lule arnikat e Alpeve,
Dhe pranë luleblirit buzëqesh dielli i ditëve.

Në shpat, ku ngricën e ngroh pjalmi i luleçajit,
Si një pikë mjalti në kupën e malit,
Era më përcjell gjuhën e bjeshkës,
Me këngë që zgjon gjumin e bardhë të dëborës.

Në majëlarta, ku më fton pranë lule xana,
Si grua e moçme thur kaçubën gajtanverdhë,
Me furkën që end shtëllungën e borës,
Nga era e bjeshkës që jehon gojëdhëna.

Atje, në Bjeshkën e Çajës ku lulet çelin diej,
E mbi Shtegun e Ngjyrave lëndinat derdhin ylberë,
Ku luleverdhat mbijnë në zemrën e gurit,
Dhe malin e veshin me petkun pranverë.

Në eliksirin e jetës më strehoi fati,
Në strehën e bardhë me heje stalaktitesh,
Ku dimri i vesh kreshtat me tirkun e borës,
Dhe qielli derdh mbi shpatet kristale drite.

Malit, ku pranvera e mban dëborën në gji,
E nga gjoksi i tij burimet marrin udhë,
Me pjalm lulemalesh që zbret nëpër stërka,
Prej Gjallicës nga zbret nusja ujëvarë.

Ku brinjëmalit vërshon i gëzuar bardhi Drinor,
Liqenin mbush me jetë prej zemrës së kaltër,
Në vezuj të artë, mbjell në sintezë diellore,
Në shtegun e fatit tim, eliksirin ngjyror…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT