Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-MË THUAJ?!

Landa Molishti-MË THUAJ?!

MË THUAJ?!

Më thuaj një fjalë të zjarrtë , kur të duash!…
Një fjalë zemre,
Siç din Ty; për mua.


Më thuaj se, më mungon. Mos më thuaj kot,
Si adoloshentët njomëzakë,
Ah! E dashur, të dua!…


Secili njeri, diell kërkon,
E, kush i thotë diellit të dua, kur rrezet thellësisht ia shijon, kur Ay e përvëlon?!…


Më thuaj!…
Shqiptoje në shqipen tonë të ëmbël!…
Mallin e shpirtit, shprehe
lirshëm, me dy fjalë.


Dua të gëzohem, njëherë si fëmijë!…
Të gëzohem!…
Të fluturoj, si në ëndĕrr,
Me pikën e lotit në sy.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT