Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Republikës Çeke.
Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten mbrëma nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, përcjell lajmi.net.
Braziliani Sylvinho ndër tjerash tha se përballja kundër Çekisë nuk është vendimtare, të njëjtën gjithashtu e konsideroi shumë të vështirë dhe të rëndësishme.
“Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur”, deklaroi fillimisht braziliani Sylvinho.
Një ndeshje që e menaxhoj si të tjerat. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner. Por nuk është vendimtare. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit”.
“Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë”.
“Taktika është pak a shumë e njëjtë me ndeshjen e parë. Ata janë të fortë, janë të fortë në tranzicion, bëjnë zbritje me 5-6 lojtarë. Janë të fortë edhe në goditjet standarte. Duhet të përgatitemi shumë mirë” – tha Sylvinho ndër tjerash.
Sylvinho në konferencë konfirmoi mungesën e Armando Brojës kundër Çekisë