Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAsfaltohet rruga nga Germia në drejtim të Butocit

Asfaltohet rruga nga Germia në drejtim të Butocit

Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është asfaltuar segmenti i rrugës nga Gërmia në drejtim të Butocit.

“Kjo rrugë ka qenë e patrajtuar, ndërsa tani do të mundësojë një lëvizje më e mirë në atë pjesë”, ka shkruar Xhaferi.

Ai po ashtu ka treguar edhe për punët që po bëhen në hyrje të Prishtinës nga Gollaku, duke thënë se profili i rrugës do të ndryshojë tërësisht pasi do të ketë gjelbërim, shteg për biçikleta dhe trotuare në të dyja anët e rrugës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT