Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAltin Meçja-U bënë vite

Altin Meçja-U bënë vite

U bënë vite,
që përveç këmbëve më dhemb i gjithë trupi.
Mendimet e shpirtin duan të rrinë vetëm
i kam mbështjellë me lëvozhgat e plagëvë.


E dua vetminë, se rri me veten time,
duke numeruar fundin e cigareve.
Nisa të përtyp dhimbjet e mia,
aq sa më ngopën, më tepruan dhe për nesër.


Brenda gonxheve te vyshkura të imagjinova ty.
e lirë dhe pse e kufizuar.
Të preka,
U struke në dhimbjet e tua.


Fshati flë,
luksi i shfrenuar u mbyt ne dasmën e fundit.
Nisa te pi gotën e dytë,
aty të pashë dhe ty që fillove të qeshje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT