Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-ËNDËRR QIELLORE

Valbona Kolaveri-ËNDËRR QIELLORE

ËNDËRR QIELLORE

Më sëmbon në asht
Ti,
Ëndërr qiellore,
Që ma përpin dashninë

Kur lotin ma kryp
E më djeg në shpirt
Zotat lus
Dhe nje tjetër ,
Dhe një tjetër,
Më sill

Nga një,
Për çdo natë
Të fundosem qiejsh
Mbi të bardhat re,
Çarçafë të mëndafshtë

Sytë mi deh,
Vezullimesh yjesh
të afshtë

Mandej,
Ehhh mandej,
Le të vdes
Martire dashnish

Ëndrrave të bardha
Mes ëngjëjsh

Pa huazime shpirtrash
Që zemrat i këmbejnë
Pa shkëmbime energjish

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT