PLAZHET NË VJESHTË
Dyndet tutje hapësirë e plazheve
Bregdete bosh, plazhistë dhe imazhe,
Puhizë e detit sikur gjithçka fshiu
Sytë nuk të zënë asnjë bojë njeriu.
Nën qiell të mjegullt me një re të bardhë
Enden ca turistë, vallë nga kanë ardhë,
Diell i venitur pak ngroh, fare pak
Vjeshtë e artë ikën, dimri në prag.
Fryn erë e detit përzier me rërë
Mes rërës dhe detit ç’e bukur je bërë
Në shira ëndrrash tashmë ti e prekur
Nga verë e nxehtë në vjeshtën e zbehur.
