Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Beshiktashit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Turqisë.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Mauro Icardi, në minutën e 26’. Katër minuta më vonë Beshiktashi mbeti me një lojtar më pak, pasi Mert Gunok u ndëshkua me karton të kuq. Kështu edhe u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Beshiktashi e barazoi rezultatin me anë të Alex Oxlade-Chamberlain, në minutën e 69’.
Megjithatë, Icardi doli edhe njëherë në skenë, në minutën e 82’, duke realizuar nga penaltia.
Galatasaray pas nëntë xhirove prin me 25 pikë, me tetë fitore dhe një barazim.
