Saturday, December 27, 2025
BallinaSportSonte derbi në Serie A: Milan përballë Juventusit

Sonte derbi në Serie A: Milan përballë Juventusit

Adhuruesit e futbollit sonte do ta kenë mundësinë që ta përjetojnë qoftë live nga stadiumi apo nga ekranet televizive, njërin nga derbit më të mëdhenj të historisë së futbollit në Serie A.

Në “San Siro” përballë njëri-tjetrit do të jenë Milan dhe Juventus.

Ndeshja nis në ora 20:45.

Aktualisht në renditje “Rossonerët” janë në vendin e dytë me 21 pikë kurse “Zonja e Vjetër” i ka katër më pak në vendin e tretë.

Në përballjet direkte MIlan dhe Juventus, i kanë zhvilluar 223 lojë.

Nga to, 65 i ka fituar Milan, 71 barazime dhe 87 ndeshje i ka fituar Juventusi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT