Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-NJË TJETËR JETË

Xhemkadri Kastrati-NJË TJETËR JETË

NJË TJETËR JETË

Do ta mbaja në dorë si unazë prej ari
Asnjë vit më tepër, dikund rreth dyzet
Do ndaloj pleqërinë t’shëtis andejpari
Të jetojmë n’vend tonin e jo në gurbet.


Të jetojmë të lumtur edhe pse n’varfëri
Në mes njerëzish t’mbizotëron respekti
Mos t’vrapojnë sikur sot veç për pasuri
Edhe për pak tokë mos t’bëhet kiameti.


Ta urdhëroj diellin që të shndrit çdo ditë
Rrezet e diellit të ngrohtë të na mbajnë
Ta urdhëroj detin t’jetë gjithmonë i qetë
E kufijtë t’i lus që kurrë mos t’na ndajnë.


Mësues e nxënës të punojnë më shumë
Në fabrikat tona jo t’prodhohen pushkë
Të mirat e botes mos ti hudhim në lumë
Dasmat ti bëjmë me dasmorë e krushkë.


Të rinjtë të pëlqehen pa kurfarë ndikimi
T’kemi veç të mira, mos t’vjen gjë e keqe
Të mbizotërojë urimi, t’largohet mallkimi
Të kemi njerëz t’fortë, jo njerëz si teneçe.


Në fund do e cekja një t’madhe dëshirë
T’jemi njerëz të urtë me kulturë të lartë
T’bëhemi gjithë njerëz, të jetojmë të lirë
Mos t’na kap ndryshku, t’bëhemi të artë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT