Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeDita e shtatë e grevës, përkeqësohet gjendja e minatorëve

Dita e shtatë e grevës, përkeqësohet gjendja e minatorëve

Greva e minatorëve të Trepçës ka hyrë në ditën e shtatë, teksa gjendja shëndetësore e minatorëve po vazhdon të përkeqësohet.

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, e cila është duke e përcjellë grevën e minatorëve që nga dita e parë, raporton nga vendi i ngjarjes se një prej minatorëve grevistë është nxjerrë nga miniera rreth orës 13:00 dhe është dërguar për trajtim mjekësor për në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Kërkesat e minatorëve grevistë janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, t’u bëhet sigurimi shëndetësor si dhe të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT