Olivier Giroud realizoi golin e fitores për Milan ndaj PSG të mërkurën në mbrëmje, në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.
Pas ndeshjes, në deklaratën për mediet, sulmuesi francez u shpreh i kënaqur me atmosferën e tifozerisë në stadium.
“Po, jam 37 vjeçar, por ende po përjetojë emocione të jashtëzakonshme. Më pëlqen shumë. San Siro ishte në gjendje të çmendur dhe tifozët e Milan që nuk u ndalen… e dua këtë dhe jam krenar me ekipin tim.”, tha Giroud.
Milan fitoi 2-1 ndaj Paris Saint Germain, duke arritur tre pikëshin e parë këtë sezon në Champions League.
