Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritIbrahim Abedini-Poeti Strugan -Je e përjetshmja dashuri

Ibrahim Abedini-Poeti Strugan -Je e përjetshmja dashuri

Je e përjetshmja dashuri

Të qëndisa e të zbukurova
të zgjodha e s´të ndërrova
me ngjyra të bleva fustanin
rrathëve të vura kllapodanin….


Ndër livadhe kur të shtrova
mbi një kodër të vëndova
këngë dashurie të këndova
dhe me lule të mbulova…


Malin të vura jastëk
fushën të shtriva te këmbët
krahëve të hodha krastën
dhe në ty u dashurova…


Kemi ndenjur dhe në shi
dhe në borë dhe në akull
jemi lënduar e përgjakur
herë bashk e herë të ndarë
ti je, dashuria ime e parë…


Unë shkoj edhe ku shkoj
Dallëndyshe në shtegëtim
rrugët botës ia kaloj
për ty, për ty unë rroj…


Herë vi shpesh e herë vi rrallë
veç me ty di të qaj hall
ti je, dashuri dhe mall
je dhe shpirti im i vrarë…


Ti s´më shan edhe kur ik
nuk zemërohesh kur vi vonë
ti je, idhulli im ikonë
vdes në ty e ti prap rronë…


Dielli i pranverës të var gjerdan
vellon e bardhë bora ta mban
mbrëmjeve hëna të hedh jorgan
nuk njeh tërmet e s´njeh tufan…


Me dy duar unë të ngrita
djersa ime aty ra
kur perëndon e zbardh drita
ti je, zaseku une jam prita…


Ti je, e imja perëndi
edhe zonjë në pafundsi
tek ty falem unë kur vi
je, e madhja dashuri
e bukura ime, shtëpi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT