SHEGAT PO GJAKOJNË
Mos më mbyt
Më shumë,
O dhembje e hirshme
Që lakmon
Në shpirt
Nata buzë Bunës
U përflak
Mbi dy sy përvjelun
Që po digjen
Ëndrrës
Po thyhen dhëmbët e pritjes
Kercëllejnë
Shegat po gjakojnë kësaj vjeshte
Dashnitë po përpëlisin sytë
Të flenë kaq bukur.
