Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Jaku-Largësi…

Alma Jaku-Largësi…

Largësi…

Në tjetër kohë dielli këtu del,
E hënën tash sa rrallë e shoh,
Po shpirti im e gjen një shteg,
Fjalën e fshehtë pëshpërit se më do!


As largësia dot s’më ndalon,
Tokë, oqeane nuk kanë më kufi
Në rreze dielli shpirti lundron,
Kudo të jesh, ty të arrij!


Po ti më pret, a më beson?
Gravitacioni më tërheq në largësi,
Një varkë malli më premton,
Kudo ku të ndodhesh, do të gjej ty!


Por bota jote është kaq e vogël,
Unë të kërkoj e nuk të gjej dot!
Më ke harruar? A ke harruar veten?
Në pluhur kosmosi tek tretesh të shoh!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT