JETA
Jetë, o jetë
me brenga shumë,
por prapë të dua
dhe të çmoj unë!
Puno sikur bleta
mos përto hiç,
jeta është e lumtur
me shokë dhe miq.
Pa punuar
jeta është skëterrë,
ndërsa me punë
dimrin e bën verë.
Jeta ka një emër
quhet lumturi,
jeta ka edhe sfida
t’i kalojmë gjithnjë.
Jeta e ka vlerën
o njeri i mirë!
Puno e jeto
me shumë dëshirë.
Jeto shëndetshëm
dhe kalo mirë
se nuk ka kohë
për ditë më t’mirë.
Puno sikur bleta
zbukuroje jetën
se vetëm me punë
e shton edhe jetën.
Dikush vret njeriun
fare pa mëshirë,
hiç nuk mendon
se jeta është e mirë.
Jeta ec si lumi
çdokush s’e heton
jetoje jetën
dita kot mos t’shkon.
Edhe pse s’jeton
vepra jote çmohet,
do t’jetosh gjithmonë
dhe kurrë nuk harrohesh.
Me shumë ambicie
për jetën shkrova,
shëndet dhe jetë
t’gjithëve iu urova.
