DY SYTË E SAJ
Dy sytë e saj,po shkëlqejnë,
Me dritën e hënës përngjajnë,
Si yjet në kupë të qiellit kthjelltë,
Shikimet ndezën trupin flakë..
Le të fluturojnë ëndrrat lartë,
Për të gjetur engjëllin në hapsirë ..
Le të zbresë dashuria,si llavë e zjarrtë..
Me shikime shigjeta puthjesh drithërimë.
Si e marrë..nata rënkoi papritur,
Bota zbardhi,nga një puthje e zhuritur
Të dua ..thanë buzët plasaritur..
Dy trupa,dy zemra një..ngjitur..
U ngritëm si nga një ëndërr,
Dy shpirtra binjak mpleksur lëmsh bërë
Eja e dashur u gdhi.. eja ëngjëll..
Shikimi i parë,gjeti puthi zemrën…!!
