Ka vdekur Drinor Berisha, 14-vjeçar, i cili ishte futbollist i grupmoshave të shkollës së futbollit të ekipit “FC Malisheva”.
Njoftimin për vdekjen e tij e dha ekipi ku ai ushtronte, raporton Klankosova.tv.
“Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub”, shkroi FC Malisheva.
“Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari”.
