KANGË E ZEMËRAVE TË THYEME
Në shtëpinë e ferrit
Kukullat po këndojnë,
Kangët e zemrave të thyeme,
Edhe pse s’kanë zemër
Se j’ua morēn lotëve
Janë kangët e vajit,
Të buzëve të plasuna
Ku gëzimi j’u është ngrirë,
Refren shpirtrash në harrim,
Jehonë, si vikamë që vret,
Dhe pse shpirtrat
Ato si harruan kurrë,
Ardhur,nga të tjera jetë
Flenë me to,
Dhe zgjohen
Tu këndojnë në vesh,
T’ia nisin nga fillimi,
Këngën e qyqeve të fajit
Në shtëpinë e ferrit
Kukullat po lëngojnë,
Dhe lotët po u rrjedhin gjak,
Edhe po ti presësh
Gjaku j’u është ngrirë venash
Në shtëpinë e ferrit,
Gjithçka,
Të kujton një frikë,
Kukullat po këndojnë
Kangën pa pushim,
Dhe zani,
J’u eshtë është shterrun
Ditëve të mekuna,
Që s’ju panë shpëtim,
Edhe pse ndër lutje
Sytë iu ngrinë qiejve,
Për një kangë të re
Në shtëpinë e ferrit
Macet mjaullijnë,
Tek shohin gjarpërinjtë
Në shtëpinë e ferrit
Muret çahen,plasariten,
Lagështisë së kohës
Egrasi kanë zenë,
Dhe kukullat kanë ftohtë
Edhe pse ka kohë
Që s’ndiejnë më trupave,
Se kohët ua krypën mishtë
Në shtëpinë e ferrit
Kukullat do të çmenden,
Se çmendjet po këndojnë,
Këngë shtrigash
Të përpijnë çtë gjejnë
Në shtëpinë e ferrit
Kukullat po largohen,
Po fshihen ku të munden,
Të qetsojnë shpirtrat
E ikjeve të fitojnë dritën
