Sot nis java e 31 e Superligës së Kosovës në futboll, ku janë paraparë të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante.
Vëmendja pa dyshim do të jetë te përballja mes Dritës dhe Prishtinës, e cila zhvillohet në orën 15:00.
“Intelektualët” janë liderë të tabelës me 57 pikë, derisa “Plisat” renditen në vendin e katërt, me 45 pikë”.
Dy skuadrat të cilat po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane, Malisheva dhe Gjilani do të luajnë mes vete.
