Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja -TI, VARGU IM I LIRË

Rudina Muharremi Beja -TI, VARGU IM I LIRË

Iu luta sonte vargut:


Mos fol,
veç hesht!
Mos thuaj çfarë bashkë të dy thamë
As hënës së përflakur hiç mos i beso!
Edhe këtë herë do të thotë:
Zoti të dhashtë!


Po ti je tradhtare pena ime e mirë!


Vërshon si Vezuvi,
si llavë e Laxarotes
Që zjarrin, tokën, ujin,
i bën bashkë të rrinë.


Ti, vargu im i lirë
që qark i sillesh botës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT