Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritXhemile Adili -SA LARG MË JE, SA AFËR ME JE!

Xhemile Adili -SA LARG MË JE, SA AFËR ME JE!

Sa larg më je, sa afër më je,
ti Atlantidë, stepë, pol jugu!
Zemra ime është shqyer në miliona pjesë,
e ke ngado, ku vete e kthen ti, ku qesh, derdh vrerë.


Kështu Kërçova m’është rrugë ku shkelte Flober, Prever
e shumë poetë nga të katër anët e botës. Isha e jam me ata
dhe kur mihin shpirtin dhe kur prekin plagët,
zemra ime është zemër e kthyer nga fate betejash,
që futet në buqete festash e valle të një dasme.


Sa larg më je, sa afër më je,
ti plazh i valëve, ti perëndi e mëkateve,
të dua kaq herë, sa do pianeci verën e heroi lirinë.
Zemra më plas dhe dëgjoj murmurimat e zemrës tënde.


Kur rënkon ti, unë futem nën tokë fare.
Kur triumfon ti, unë shtoj buzëqeshjen e çdo arme.
Ky vend lashtësie të fortësisë si jetë e tëra perëndive,
me jap shpirt e gjak, të të dua, sa do bima e mugulluar
diellin e shkrumbit tim, – kësaj are.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT