Futbollisti Granit Xhaka, është deklaruar për herë të parë për arsyet që kanë buruar për largimin e tij nga Arsenali.
Xhaka, ka thënë që i vetmi që nuk e dëshironte largimin e tij ishte trajneri Mikel Arteta, për dallim nga klubi londinez.
“Klubi më tregoi pak respekt edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se donin të më hiqnin qafe sa më shpejt, përveç një personi: Mikel Arteta”, ka deklaruar Xhaka për The Athletic.
Ai, mes tjerash potencoi se Arteta ishte që e kishte bindur që të qëndronte, edhe pse verën e kaluar ndryshoi mjedis duke kaluar te Bayer Leverkuseni, atje ku ka rilindur sërish.
“Kur e takova për herë të parë, çantat e mia ishin mbushur tashmë dhe isha gati të hipja në një avion. Me zemër dhe shpirt, tashmë isha larguar nga Arsenali”, shtoi Xhaka.
“Unë i thashë: ‘Zgjidhja është që unë të shkoj’. Mikel më tha se donte që unë të qëndroja. Por nuk isha i sigurt”.
“Mbaj mend që fola me babin në atë kohë. Ai më tha: ‘Shkojmë’. Për herë të parë më tha të ikja. Ai tha se nuk kishte të ardhme për mua në Arsenal. Nuk mund ta imagjinoja veten duke luajtur përsëri për Arsenalin. Unë i thashë: “Unë thjesht dua të jem diku ku fansat nuk më ngacmojnë”. Por ai ishte aq bindës”.
“Për herë të parë në jetën time, mora një vendim pa folur më parë me familjen time. U ngrita dhe thashë: “Në rregull, do të qëndroj”. U përqafuam dhe që nga ajo ditë u ktheva në stërvitje dhe më dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur”, përfundoi Xhaka.
Xhaka është duke kaluar në një formë fantastike me Leverkusenin, pasi janë në vendin e parë në Bundesliga, duke mos pësuar akoma asnjë humbje./Klankosova.tv.