Mbi qerpikun tënd
Hapi fletët gonxhja
Për ty ditë e natë
Parfumonte aroma
Nën rrezet e diellit
Nën dritën e hënës
Për dashurinë, bilbili
Seç ia merrte këngës
Në gryka, në rrëza
Nga lart n’ato maja
Këndonte thëllëza
E zënë nga sevdaja
Nga malet, burimet
Në fushat, livadhet
Bashkë me blerimet
Kërcenin sorkadhet
Dhe krojeve n’male
Ju buronte kënga
Syri ndezi zjarre
Ku digjen dy zemra
Kur lulëzon dashuria
Nuk ka vend për fjalë
E ka bekuar perëndia
Është e ëmbël mjaltë!
