Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeHasani: Draftstatuti i Asociacionit minon shtetësinë e Kosovës

Hasani: Draftstatuti i Asociacionit minon shtetësinë e Kosovës

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në “Click’’ të RTV21 tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të kontrollojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, duke permenduar të Ohirt dhe Bruskelit, ndërsa ka shtuar se draftatuti i Asociacionit e minon shtetësinë e Kosovës.

‘’Gjykata Kushtetuese marrevshjen e Ohrit dhe Bruskelit nuk ka të drejtë me kontrrollu, asnjë marrëveshje ndërkombëtare Gjykata Kushtetuse nuk ka të drejtë me kqyr a është në pajtim me Kushtetutën. Disa vende Bullgaria e Shqipria kane te drejte para se me hyrë në fuqi me i kontrolllu’’, tha Hasani.

Hasani tha se në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk do ketë përplasje mes Gjyaktës Kushtetuese dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

‘’Bashkësia Ndërkombëtare s’ka pse përpalset me Gjyaktën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka standartet e veta ajo duhet me vepru sipas aktgjykimeve të vitit 2015 s’ka pse. Qeveria organet poltiike perplasen dhe e futin Kosoven me shume ne telashe nese nuk i zbatojnë zotimet që i kaneë marrë, ate me se ndryshon’’, tha Hasani.

Ai tutje shtoi se draftatuti i Asociacionit flet për një strukturë normative, e cila sipas tij në pjesën dërmuese minon shtetësinë e Kosovës, sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj.

“Ajo shihet që nga dispozitat e para ose pjesës hyrëse, preambulës që është se nuk mund të ndahet nga pjesa operative dhe nuk mund të shikohet nga pjesa operative deri më duket te neni 42 , neni dikund i parafundit atje që normon arbitrazhin. Nuk mund të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe të ketë integritet territorial, ta kuptoj i madh edhe i vogël me rezolutën 1244 në preambulë të një akti nënligjor as është Kushtetutë as është ligj , akt nënligjor që quhet statut dhe nuk mund të jetë shtet sovran dhe i pavarur me një arbitrazh i cili është miks efektivisht ndërkombëtar, i cili ndan juridiksionet ..”, tha Hasani.

Ai gjithashtu tha se konfliktet dhe juridiksionet zgjidhen më së shumti nga Gjykata më e lartë në vend.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT