Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani -Në fakt...

Mimoza Eliona Osmani -Në fakt…

Në fakt ai nuk zhduket kurrë
Siç zhduket hëna ndonjë natë
Ai i ka kthimet, grurë…
Kurse largesat çezmë e thatë…


Unë e përzë përherë me gurë
Ndërsa dhe mund të qajë përbrenda
Kur yjet s’ ndezin abazhur
Unë qiellit i flas – u çmenda …


Në fakt ai nuk zhduket kurrë
Ndaj monologu s’është i gjatë
Më bën për vete ai burrë
Më thotë t’i s’je siç janë gjithë gratë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT