Në çdo fjalë tënden ndjeva mall,
Dridhjet e zërit ti dëgjova
Si telat e kitarës prej vajit të heshtur,
Po sot e ndjeva më tepër dashurinë
Që ma kishe mohuar që moti!
Pashë në ëndërr ëndrrat e dikurshme
E rigjeta puthjet e humbura
Që më prangosën sërish në krahët e tu.
Sa shumë më paske munguar!
Ti je mungesa ime
Nën dritën e mekur të muzgut
Duke u lutur më kot
Që dielli të rilindë sërish
E ëndërra të bëhet Ti!
Jam përtej natës dhe heshtjes,
Diku aty përmidis
Ku dēgjohet zëri i shpresës
.
Veten time e lashë të kapur pas dritës tënde!
Nuk dua te jem motiv i humbur
I një mallkimi të ditës pa kthim
Kur ti ike në askund!
Nën grilat e qerpikëve
Fle ëndrra ime për ty
Që më erëmon çdo natë
Duke u lutur të shohë ëndrrën tënde
Që në mëngjes të më bëhet portret ëndrre,
Ëndërr brenda ëndrrës!