Një ngjarje e rëndë ka ndodhru në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pa jetë në dhomën e tij të gjumit.
Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, një provincë e Parmës dhe sipas mediave vendase, ka qenë motra e tij 17-vjeçare që e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm.
Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për 13 vjeçarin, i cili kishte vdekur.
Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i vdekjes, ndërkohë që pritet autopsia. Policia po ashtu, ka nisur hetimet për zbardhjen e pltoë të rrethanave.