Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -SKLLAVI IM

Mimoza Maria Ajdhoni -SKLLAVI IM

SKLLAVI IM

U betove zemër, mos harro,
kur zbulove çelësin e shpirtit tim,
thesar kur gjeje thellësive,
do jesh përherë ti skllavi im.

Ti vetë zgjodhe që t’i hidhje,
pranga ndjenjave të tua,
Mos të bëhen fllad tradhëtie,
t’më rrethojnë vetëm mua.

Mes pështjellimit të kërshërisë,
ti pushtove zemrën time,
kur më thoje skllavi im:
Të dua mbretëresha ime!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT