Një burrë është gjetur i vdekur një oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të Gjilanit.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjeksor në vendin e ngjarjes.
Familjarët kanë thënë se viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.