Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-BILBILI

Nijazi Kastrati-BILBILI

BILBILI

Me atë zë të ëmbël
Që këndon çdo ditë
Më thuaj bilbil
Nga ferra a ke frikë


-Në këtë ferrën time
Kam gjetë lumturinë
Është fole e ëmbël
Ku shijoj lirinë


Për vende të huaja
Syri nuk më ikë
Këtu jam zot shtëpie
Dhe jetoj pa frikë


Mëngjeseve të freskëta
Këngës ia them
I lumtur e i gëzuar
Jetoj n’vendin tem


Unë kënaqem me pak
Me një kokërr grur
Kënaqem kur shoh shqipen
Hapekrah n’flamur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT