Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-MINATORËT

Murtez Asllani-MINATORËT

MINATORËT

(Në 35-vjetorin e grevës së minatorëve te Trepçës)
Në thellësitë e tokës gërmojnë
dhe përherë xehe kërkojnë
s’i frikëson dita as nata
në galeri ata qëndrojnë.


Balli i nxirë i minatorit
dhe djersa i pikon mbi dhe,
punon dhe kërkon xehe
që më të pasur t’jemi ne.


Puna e tyre sjell dobi
dhe me ta jemi krenarë,
kudo në trojet tona
ata janë të parët.


Shpeshherë i kujtoj minatorët,
kur nata vjen në qetësi
ndërkaq minatorët e vyeshëm
n’zgafellë punojnë me maturi.


Ata i çmojnë të gjithë
se i sjellin dobi atdheut,
me duart e tyre të shkathëta
i bëjnë nder mëmëdheut.


Njerez që jetonjnë nga djersa
dhe me ta krenohet shoqëria
nga duart e tyre të nxira
familjes i vjen pasuria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT