Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Duka Mol-(Një tufë fjalë të urta)

Landa Duka Mol-(Një tufë fjalë të urta)

  1. Themeli i shoqërisë sonë, qëndron tek dija, puna dhe respekti ndaj njëri-tjetrit.
  2. Ëndrrat, na trazojnë, ose na përkundin me idetë dhe dëshirat tona, realiteti na zgjon të veprojmë!..
  3. Nëse pëlqehesh nga të gjithë, realisht je njeri pavlerë.
  4. Mos punoni për lëvdata, punoni shumë që të mbeteni njerëz, me veprat tuaja me vlerë!..
  5. Nuk ka njerëz të pagabueshëm, ka njerëz që nuk duan dhe nuk bëjnë përpjekje për korrigjimin e gabimeve.
  6. Pengesat jetësore, janë sprovë e madhe për të dëshmuar aftësitë tona, që t’i tejkalojmë ato…
  7. Jeta jonë nuk është e ndërlikuar, jemi ne ata që e ndërlikojmë atë, duke vepruar të pa matur.
  8. Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga humbjet, humbjet e godasin kur i mungon guximi për t’u ngritur përsëri.
  9. Njeriu i mirë ndihmon njerëzit në nevojë, sepse në dritën e syrit të tij, thellësinë e zemrës, ka hapësirë një galaktikë e tërë përjetësie!…
  10. Nëse doni t’i kuptoni të metat e një miku/e, lavdërojeni para të tjerëve.
  11. Nuk duhet të krenohemi me familjen, të arrijmë me punët, sukseset dhe respektin tonë, për të nderuar familjen dhe shoqërinë!…
  12. Për të pasur suksese në jetë, nuk duhet të jesh vetëm i zgjuar, i ditur, kërkohet dhe metodë, mënyra që të dëshmosh diturinë dhe sjelljen në shoqëri.
  13. Një komb nuk mund të ecë përpara, nëse njerëzit e saj, përqëndrohen vetëm në lakmitë, qëllimet për egot personale.
  14. Një mësues i mirë është në rradhë të parë një dëgjues i mirë.
    Ai gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij sado i ngarkuar qoftë.
  15. Gjërat e mira kapen kollaj nga njerëzit, gjërat e vështira anashkalohen, sepse duan durim e shumë punë.
  16. Kurrë të mos ankohemi për problemet e vështira, por, të na shqetësojë fakti a jemi të zotë t’i zgjidhim..
  17. Nuk duhet të shqetësohemi kur nuk na kuptojnë të tjerët, duhet të shqetësohemi kur nuk kuptojmë veten tonë.
  18. Një njeri i thjeshtë, i ditur, nuk harron kurrë preardhjen,sado që të jetë ngritur në detyrë.
  19. Nuk mund të japësh mësime(teorikisht) të tjerëve për humanuzëm, nëse ti vetë nuk i ke zbatuar praktikisht.
  20. Sikur lexuesi të qëndrojë jo më shumë se një orë në biblotekën e shkrimtarit, poetit, do t’i kushtone kohë më shumë leximit.
  21. Arti i të shkruarit të sjell kënaqësi vetëm atëhere, kur vlerësohet nga lexuesi.
  22. Të mësosh veten duhet forcë, të mësosh të tjerët duhet durim, fuqi.
  23. Respekti dhe toleanca në jetën bashkëshortore është shumë më e vlefshme se lavdërimet.
  24. Njerëzit e zgjuar nuk lavdërohen kurrë,
    as për familjen e shëndoshë,
    as për punën e sukseshme, ata din fort mirë ta pasqyrojnë me vepra.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT