Tottenham ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Aston Villa, për t’iu afruar në vetëm dy pikë vendit të katër që të shpie në Ligën e Kampionëve.
Spurs fituan me rezultat bindës 0:4, në kuadër të xhiros së 28-të në Premierligë.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi meqenëse asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i finalizojnë rastet.
Mirëpo, në 45-minutëshin e dytë Tottenham tregoi krejtësisht fytyrë tjetër duke qenë dominuese në të gjitha aspektet.
Fillimisht, James Maddison kaloi Tottenhamin në epërsi me një gol të bukur pas pasimit të Sarrit (50’).
Vetëm tre minuta më vonë, Heung-min Son asistoi për mrekulli te Johnson që e dyfishoi epërsinë.
Vendasit më pas edhe mbeten me një lojtar më pak, pasi McGinn u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër (65’).
E nga kjo situatë përfituan edhe më shumë mysafirët, duke shënuar edhe dy herë në fund për t’i siguruar pikët e plota.
Heung-min Son u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi fantastik të Kulusevskit (90+1’).
Kurse, fitoren e vulosi Timo Werner pas një tjetër asistimit të Son (90+5’).
Tottenham tani renditet në pozitën e pestë me 53 pikë, vetëm dy më pak se Aston Villa që qëndron në vendin e katërt me 55 sosh.
