GJURMË NË ERË
Gjurmë në erë,
tinguj të harruar,
Vjeshtë në Verë,
mall i pashteruar…
Dita lodhur keq,
muzgut arratisur,
ikja zën ndër leq,
pritja udhën nisur…
Flladi vallëzon,
herë fëshfërinë,
retë shtungëllon,
qiellit në syprinë…
Gjurmë në erë,
hapa në drit’hije,
Vjeshtë në Verë,
togje melankolie…
