Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeKëta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë,...

Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrati

Disa të shtëna me armë zjarri kanë trazuar mbrëmë banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë.

Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.

Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT