Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e librit-Manushaqe Hoxha Laçi-Lërmë-

-Manushaqe Hoxha Laçi-Lërmë-

Lërmë

Lërmë të dehem në sytë lozonjarë
ku lozin dallgët e deti qesh.
Të vij si princ në supin e bardhë
me hapin diellor përmes resh.


Më lër të prek buzën e njomë
nektar lulesh mbushur me vesë.
Të zgjohet ëndrra si mali me borë
kur rrezja e diellit zbret në mëngjes.


Lërmë të zhytem në det magjie
dallgët si serfist t’i sfidoj.
Përkrah teje, o kapitene dashurie
në oqeane ëndrrash të lundroj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT